Palestinezët marrin hak, vriten 4 izraelitë në Bregun Perëndimor

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 18:16 | Bota
Palestinezët marrin hak, vriten 4 izraelitë në Bregun

Një ditë pas sulmit të ushtrisë izraelite në një kamp në Jenin, militantët palestinezë janë hakmarrë duke vrarë 4 civilë në Bregun Perëndimor.

Sipas të dhënave paraprake, dy palestinezë të armatosur hapën zjarr ndaj kujtdo që kalonte në një pikë karburanti dhe restaurant në dalje të qytetit Eli.

Pas sulmit, një nga agresorët mori me dhunë një makinë dhe të dy u larguan me shpejtësi, për t’u ekzekutuar më pas nga forcat izraelite të sigurisë në qytetin e Tubas.

Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant e cilësoi ngjarje një akt terrorist që vinte pas disa ditësh të tensionuara në Bregun Perëndimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos