Berisha: Kanceri i mjekësisë shqiptare është Edi Rama

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 11:48 | Politikë
Berisha: Kanceri i mjekësisë shqiptare është Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën për “Sfidat dhe Zgjidhjet në Shëndetësi”, deklaroi se “kanceri i mjekësisë shqiptare është Edi Rama”.

“Shqipëria është një ndër vendet me më pak mjekë për frymë. Një mjek për 1000 banorë, edhe pse ka ikje masive të shqiptarëve. Rama deklaroi se Shqipëria nuk ka banda, por kur je kryebandit, bandat të duken lule. Dyshja Rama-Manastirliu u vjedhin ilaçet shqiptarëve dhe po shkatërrojnë sistemin e shëndetësisë. Ka zero investime. Reklamojnë një spital pothuajse të përfunduar në vitin 2012”, theksoi Berisha.

“Mjeku në Shqipëri merr 50% të rrogës së mjekut në Kosovë. Infermierja në Kosovë dy herë më shumë sesa infermierja në Shqipëri. Kanceri i vërtetë i mjekësisë shqiptare është Edi Rama”, shtoi ish-kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos