Basha: Shëndetësia falas, një gënjeshtër kriminale

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 12:40 | Politikë
Basha: Shëndetësia falas, një gënjeshtër kriminale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh në konferencën për “Sfidat dhe Zgjidhjet në Shëndetësi” se problemet e shëndetësisë “janë të qarta” dhe, sipas tij, ato “nisin dhe bazohen mbi gënjeshtrën e madhe të shëndetësisë falas”.

“Buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 dollarë për frymë, tre herë më pak se Bosnja. Nuk janë koncesione dhe PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 milionë euro në vit. Me këtë shumë, sistemi shëndetësor mund të sillet në parametra të pranueshëm. Problemet janë të qarta. Nisin dhe bazohen mbi gënjeshtrën e madhe të shëndetësisë falas. Shëndetësi falas nuk ka dhe nuk mund të ketë. E ka thyer në mes shëndetësinë. Centralizimi i sotëm ka tejkaluar edhe parametrat e regjimit komunist. Arsyeja nuk qendron tek mungesa e vizionit, por tek vjedhja e kësaj qeverie, tek paaftësia dhe keqmenaxhimi i institucioneve shëndetësore, keqpërdorimi politik i tyre, gjë që është kriminale”, theksoi Basha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/21/berisha-kanceri-i-mjekesise-shqiptare-eshte-edi-rama/

A2 CNN Livestream

Latest Videos