
Një autobot që transportonte gaz është përmbysur në aksin rrugor Milot-Rubik. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë boti është batuar dhe ka rënë në aksin e kundërt të lëvizjes, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)