Përmbyset automjeti në mes të autostradës në Fier, babë e bir të lënduar

Nga A2 CNN
19 Korrik 2023, 16:18 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:00 në Bypass-in e Fierit, në afërsi të spitalit Memorial.

Mësohet se një automjet tip “Mazda” është përmbysur në mes të autostradës duke bërë që drejtuesi i mjetit dhe djali i tij të marrin lëndime të lehta në trup.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos