Përmbyset automjeti në Nartë, një viktimë, një tjetër në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
9 Shtator 2020, 17:51 | Kronikë
Përmbyset automjeti në Nartë, një viktimë, një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, teksa një shtetase ka humbur jetën dhe një tjetër është dërguar në spitalin e qytetit.

Ngjarja ka ndodhur në një rrethrrotullim në Nartë, në hyrje të autostradës, ku një automjet tip Ford për shkaqe ende të paqarta është përmbysur, duke shkaktuar vdekjen e një prej personave brenda tij, shtetasen G.M, 25-vjeçare. Personi tjetër, shetasja S.K, 38 vjeç, mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Rrethrrotullimi tregohet si problematik, dhe si burim aksidentesh për personat e pamësuar me të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos