Përmbyset kamioni në Kuçovë, drejtuesi i mjetit i bllokuar në mjet

Nga A2 CNN
24 Shtator 2021, 21:39 | Kronikë

Në një aksident të ndodhur rreth orës 20:00 në afërsi të qytetit të Kuçovës, ku një kamion është përmbysur në kanal për shkaqe ende për t’u përcaktuar.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Kozare-Belsh, në fshatin Vlashuk, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, shtetasi Alit Pirja ka ngelur i bllokuar në mjet dhe po punohet për ta nxjerrë nga forcat zjarrfikëse që ndodhen në vendngjarje.

Pamje nga vendngjarja

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime në trup dhe është duke kërkuar ndihmë për të dalë. Të njëjtat burime konfirmojnë se kamioni po pritet në pjesën e sipërme të karrocerisë për të mundësuar nxjerrjen e të dëmtuarit nga mjeti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos