Rrëmbehet Kozak, policia sqaron videon ku reperi shihet duke u rrahur në makinë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 20:11 | Kronikë

Reperi Kozak është rrëmbyer sot nga disa persona, shokë të Fabio Dushkut, me të cilin ka pasur shkëmbime ofendimesh në rrjetet sociale.

Ai është futur me forcë në makinën e tyre, ndërkohë që në Instagram dhe YouTube është publikuar videoja ku Kozak keqtrajtohet dhe turpërohet nga 4 persona.

Policia e Tiranës bëri me dije se e ka gjetur reperin dhe e kanë shoqëruar në komisariat për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos