Krim në familje në Lushnjë, vëllai qëllon me armë vëllanë

Nga A2 CNN
24 Shtator 2021, 07:34 | Kronikë
Krim në familje në Lushnjë, vëllai qëllon me armë

Një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në territorin e jashtëm të banesës së tij në Lushnjë rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngurrëz e Vogël, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi Faik Veliu, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit në kohë u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të plagosjes së shtetasit Faik Veliu.

Autori është shtetasi Sami Veliu, vëllai i 65-vjeçarit. Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos