Përmbytje “apokaliptike”, shkatërrim dhe ndërprerje të energjisë, çfarë la pas uragani Idalia

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 12:32 | Bota
Përmbytje “apokaliptike”, shkatërrim dhe ndërprerje

Përmbytje masive, shkatërrim dhe ndërprerje të energjisë elektrike; janë pasojat e uraganit Idalia, që u përplas fillimisht në Florida si stuhi e kategorisë së tretë, për të drejtuar më pas tërbimin e vet drejt Xhorxhias.

Mbi 225 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Florida dhe 230 mijë të tjerë në Georgia.

Edhe pse u zhvlerësua në stuhi tropikale në rrugën drejt Georgias, Idalia solli edhe në këtë shtet erëra të fuqishme dhe mot të rrezikshëm.

Përmbytje janë parashikuar në disa pjesë të Georgias e po ashtu në Karolinën Veriore dhe jugore, teksa stuhia i drejtohet bregdetit jug-lindoramerikan.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se ajo mbetej ende e rrezikshme, ndërsa e vuri theksin tek ndikimi i ndryshimeve klimatike.

Askush nuk mund të mohojë më impaktin e krizës klimtatike. Po e shihni se ç’po ndodh. Përmbytje historikë, thatësira më e madhe, valë ekstreme të të nxehtit apo zjarret, kanë shkaktuar dëme të cilat nuk i kemi parë kurrë me herët.”

Një sërë kontesh në Florida janë ende nën urdhra evakuimi. Autoritetet atje, thanë se qyteza historike e Perry-t me 7 mijë banorë, ishte një prej më të goditurave.

Uragani rrëzoi linjat elektrike, shkatërroi dyqanet dhe një sërë biznesesh morën flakë. Cedar Key është një tjetër qytezë e goditur rëndë nga Idalia, pasi u zhyt gati e tëra nën ujë si pasojë e një vërshimi prej 2.7 metrash.

Guvernatori Ron de Santis tha të mërkurën se përpjekjet për rimëkëmbje janë prioriteti kryesor i shtetit.

Sipas autoriteteve, Idalia është stuhia më e fuqishme që godet rajonin e Big Bend të Floridas në më shumë se 100 vite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos