Sulmi ndaj Kongresit, dëshmojnë efektivët e dhunuar: Donald Trump të hetohet

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 07:38 | Bota
Sulmi ndaj Kongresit, dëshmojnë efektivët e dhunuar: Donald Trump

4 oficerë policie dolën në një seancë dëgjimore në Kongres, duke thënë përpara ligjvënësve se gjatë protestave të 6 janarit në Godinën e Capitoll Hill, ata janë rrahur, goditur, fyer me sharje racore dhe kërcënuar se do të vriten.

Gjithçka ka ndodhur teksa të katërt efektivët ishin në krye të detyrës më 6 janar në mbrojtje të Kongresit dhe në një përballje të drejtpërdrejtë me mbështetësit e organizuar të ish-presidentit Trump.

Disa herë, ata janë përlotur përpara kongresmenëve, duke i quajtur protestuesit “terroristë të angazhuar e mirorganizuar në një grusht shteti të mirëfilltë”.

Gjatë seancës me 4 oficerët, që zgjati për 3 orë e gjysmë, ata kritikuan ashpër ligjvënësit republikanë, që sipas tyre u tërhoqën dhe për asnjë moment nuk i dolën në krah policisë.

Ata kërkuan nga drejtësia dhe Kongresi që të nisin hetimet për sjelljen e Donald Trump atë ditë, duke këmbëngulur se protestuesit janë inkurajuar nga ai për gjithçka ndodhi më 6 janar të këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos