All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

SHBA kthen maskat në ambientet e mbyllura dhe për personat e vaksinuar

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 07:32 | Bota
SHBA kthen maskat në ambientet e mbyllura dhe për personat e vaksinuar
All - Paragraf - 1

Amerikanët e vaksinuar me të dyja dozat kundër koronavirusit duhet të mbajnë përsëri maskat në ambientet e mbyllura në shtetet ku Covidi po përhapet me shpejtësi, kryesisht varianti Delta.

Lajmi u dha nga autoritetet amerikane të mërkurën. Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve rekomandoi studentët, mësuesit dhe nxënësit nga mosha 12 vjeç, që të mbajnë maskat, edhe nëse janë vaksinuar.

All - Paragraf - 3

“Po përballemi me një tip evaziv të virusit, që zhvillohet çdo ditë”, tha shefi i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci.

E vetmja zgjidhje, sipas ekspertëve të shëndetësisë është vaksina. Edhe sipas presidentit Biden, vaksinimi dhe mbajtja e maskës do t’i ndihmojë Shtetet e Bashkuara që të shmangin karantinën, mbylljen e shkollave dhe rikthimin atje ku bota ishte prej marsit të 2020.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos