Përmbytje masive rrugësh në Spanjë, mbyllen shkollat e kolegjet

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 08:20 | Bota
Përmbytje masive rrugësh në Spanjë, mbyllen shkollat e

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive dhe shembje muresh e rrugësh në rajonin verior Cantabria në Spanjë. Videot e shpërndara në mediat sociale treguan përmbytjet në qytetin verior spanjoll Laredo të hënën.

Qyteti i vogël i Laredos i cili është një destinacion kryesor turistik në bregdetin Kantabrian, kufizohet nga Gjiri i Biscay në veri dhe lumi Treto në perëndim.

Mediat lokale raportojnë se shkollat ​​dhe kolegjet në qytet janë pezulluar për shkak të përmbytjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos