
Haki Çako, drejtori i Emergjencave Civile, në një lidhje telefonike me “Ditari” në A2, u shpreh se autoritetet e kanë totalisht nën kontroll situatën e përmbytjeve.
“Vijojmë të ndjekim situatën në Qarkun e Shkodrës, ku situata është nën kontroll. Vijon i njëjti ritëm në nivelet e prezencës së ujërave në Obot, por prurjet janë të stabilizuara. Problematikat janë ndjekur nga njësitë operacionale të bashkive dhe po kontrollojmë totalisht situatën”, theksoi Çako.
“Në jug, jemi drejt normalizimit, pasi niveli i Vjosës është ulur ndjeshëm”, shtoi Çako. (A2 Televizion)