Reshjet e shiut dhe dëborës kanë krijuar problematika të ndryshme në Kukës, veçanërisht për sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Reshjet e shiut dhe dëborës kanë krijuar problematika të ndryshme në Kukës Disa shtylla janë rrëzuar, për shkak të rëndimit të telave nga bora dhe nga ngrica Situata më e vështirë paraqitet në lokalitetet Kalis, Ujmisht, Kolesjan, dhe në Grykën e Vanave Grupet në terren po mundohen të rikthejnë normalitetin
Disa shtylla janë rrëzuar, për shkak të rëndimit të telave nga bora dhe nga ngrica. Situata më e vështirë paraqitet në lokalitetet Kalis, Ujmisht, Kolesjan, dhe në Grykën e Vanave.
Terreni i vështirë e ka bërë jo pak problematike punën e riparimit, por grupet në terren po mundohen të rikthejnë normalitetin, duke i dhënë përparësi hidrovorëve, spitaleve dhe institucioneve publike. (A2 Televizion)