Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe inertesh në aksin Maliq-Moglicë. Sipas të dhënave po punohet prej mëngjesit për të bërë të mundur hapjen e rrugës për automjetet që lëvizin në këtë zonë.
Reshjet e shiut të shoqëruar edhe me erë kanë shkaktuar shkëputjen e energjisë e elektrike në disa fshatra të njësive administrative.
Në Dardhas 5 fshatra që furnizohen nga fidri i Maliqit janë pa energji.
Në Velçan gjithashtu ka disa fshatra pa energji elektrike gjithashtu edhe në njësinë Proptisht rezultojnë 2 fshatra pa energji elektrike. (A2 Televizion)