
Për shumë qytetarë afganë nevoja për evakuimin nga vendi është urgjente, këtë e tregon më së miri letra si kjo me vulën e talebanëve të cilat u janë dërguar vëllait të një përkthyesi që ka punuar për forcat amerikane.
Fillimisht atij iu kërkua të paraqitet e më pas, kur ai nuk e bëri këtë, u kërcënua me vdekje përgjatë tre muajve.
Ky shtetas afgano-amerikan është rreshter i forcave ajrore, me origjinë nga Kabuli dhe ka qenë përkthyes i trupave amerikanë për 9 vite.
Familja e tij është gjithashtu e kërcënuar. “Ne kemi marrë dy letra kërcënuese dhe prandaj jemi zhvendosur dy herë deri tani”.
Familja e tij u evakuua këtë javë, në një proces ku pika më e lartë është kur siguria vjen nga një shirit i bardhë në kyç. Është një biletë avioni e cila u është dhënë më shumë se 40 mijë personave, por dritarja e lirisë për të huajt dhe shtetas të tjerë afganë po mbyllet me shpejtësi. (A2 Televizion)