Pandemia në Europë, Italia me “pasaporta” të stilit francez, kufizime në Spanjë

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 17:27 | Bota
Pandemia në Europë, Italia me “pasaporta” të stilit

Qeveria italiane po shqyrton mundësinë e aplikimit të një “pasaporte imuniteti” të njëjtë me atë të Francës. Për të hyrë në stadiume, palestra, koncerte, konferenca, trena, avionë dhe diskoteka, qytetarët mund të jenë të detyruar të paraqesin dokumentin që vërteton se kanë marrë një vaksinë anti-covid ose rezultatin e një testi negativ. Gjithashtu mund të aplikohet edhe për hyrjen në bare e restorante. Por nuk mungojnë dhe polemikat, teksa politika është e përçarë lidhur me këtë propozim. Qeveria thotë se do të nxisë vaksinimin masiv të qytetarëve, por opozita e sheh si masë ekstreme që pengon lirinë. Ky diskutim i masave erdhi pas shtimit të rasteve të reja nga varianti delta. Kufizime shtesë edhe në Spanjë.

Në tentativë për të vendosur nën kontroll përhapjen e lartë të Covid-19, autoritetet vendosën masën e shtetrrethimit gjatë natës për rajonin e Katalonjës. Megjithatë urdhri për të mos dalë në rrugë nga ora 1 e mëngjesit deri në 6 duhet të marrë aprovimin e gjykatës përpara se të zbatohet.

Katalonja ka incidencën më të lartë, ndërsa në shkallë vendi, Spanja ka raportuar rreth 470 raste për 100 mijë banorë në 14ditët e fundit. Shumica nga të infektuarit janë të rinj të moshës 20 deri në29 vjeç. Masa e shtetrrethimit gjatë natës është vendosur edhe në rajonin e Valencias, por akoma nuk ka marrë aprovimin e gjykatës. Teksa një masë e tillë është refuzuar nga institucionet e drejtësisë për në Ishujt Kanarie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos