Të paktën 17 pacientë të një spitali humbën jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë rajonin e Hidalgos në Meksikë.
Sipas dëshmive, një lumë doli nga shtrati në qytetin e Tulës duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë për spitalin. Disa nga viktimat ishin pacientë të infektuar me koronavirus, të cilët po trajtoheshin me oksigjeno-terapi.
Ekipet e shpëtimit arritën të evakuojnë 40 pacientë nga spitali, ndërkohë që një varkë që transportonte guvernatorin e shtetit u përmbys.
Disa orë më pas, guvernatori Omar Fayad reagoi në rrjetet sociale duke thënë se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)