Përpiqen të grabisin një argjendari, përleshen me pronarin dhe arrestohen

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 14:07 | Kronikë
Përpiqen të grabisin një argjendari, përleshen me pronarin

Dy persona kanë përfunduar në pranga pas një përpjekjeje për të grabitur një argjendari në qytetin e Shkodrës këtë të enjte.

Por pasi kanë hasur në rezistencën e pronarit, me të cilin kanë pasur edhe një përplasje, të dy personat janë arrestuar nga efektivët e Policisë së Shkodrës, të cilët ndërhynë në kohë duke mos lejuar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

"Më datë 27.01.2022, rreth orës 13:00, jemi njoftuar në sallën operative, se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, shtetasin A. H., 32 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë, të cilët janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina që kishin në përdorim këta dy shtetas dhe dy palë targa false", tha Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos