Përplasen dy automjete në aksin në Kardhiq-Delvinë

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 15:44 | Kronikë

Një tjetër aksident, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur në rrugën Kardhiq-Delvinë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë fshatit Zenelaj.

Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka pasoja në jetë njerëzish, por vetëm të lënduar lehtë dhe dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe parakalimi i gabuar i mjetit tip benz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos