Përplasen dy automjete në autostradën Tiranë-Elbasan

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2021, 15:07 | Kronikë

Dy automjete janë përplasur ndërmjet tyre rreth orës 13:00 të së premtes në autostradën Tiranë – Elbasan.

Policia bën të ditur se si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve, shtetasi K. G, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos