Arrestohet një efektiv i njësisë FAST në Elbasan, shantazhonte një qytetar

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2021, 11:04 | Kronikë
Arrestohet një efektiv i njësisë FAST në Elbasan,

Një oficer policie është vënë në pranga nga kolegët e tij, mëngjesin e kësaj të premteje, në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se efektivi i arrestuar quhet Sokol Fa. Ai ishte pjesë e njësisë FAST dhe akuzohet për mashtrim dhe shpërdorim detyre.

Arrestimi i Fanës u krye pasi në shpërdorim të detyrës si punonjës i Policisë së Shtetit, ka mashtruar një shtetas nga Elbasani. Ai ka paraqitur gjithashtu të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë Gjyqësore.

Fana dyshohet se shantazhonte një qytetar duke i thënë që kishte probleme me drejtësinë italiane dhe për këtë arsye i kërkonte para që të mos e arrestonte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos