Zbardhet ngjarja në Mallakastër, policia: 50-vjeçarja u vra nga nipi i bashkëshortit

Nga A2 CNN
7 Janar 2020, 17:49 | Kronikë
Zbardhet ngjarja në Mallakastër, policia: 50-vjeçarja u vra nga

Policia ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur 2 ditë më parë në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku mbeti i vrarë shtetasja D.S, 50 vjeç.

Policia bën të ditur se pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur (djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i shtetases D. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasit: L. S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos