Përplasen dy kamionë, bllokohet qarkullimi në superstradën Tiranë-Durrës

Nga A2 CNN
15 Korrik 2023, 15:38 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur në superstradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e forcës së madhe, njëri prej tyre është përplasur dhe me trafik-ndarësen e superstradës.

Fatmirësisht, raportohet se nuk ka persona të lënduar. Mirëpo, është bllokuar qarkullimi i automjeteve për disa minuta. Aktualisht ka ndërhyrë policia dhe po pastron territorin, pasi kamioni që mbeti i bllokuar ka qene i mbushur me inerte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos