Përplasen dy makina Ferrari, po bënin garë në rrugët e Italisë

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 09:37 | Bota

Dy makina Ferrari kanë përfunduar në murin e një vile në fshatin Osimo në Ankona të Italisë, pasi po bënin garë me njëra-tjetrën.

Makinat, një 296 GTB dhe një F12 Berlinetta blu, kapin një vlerë në total rreth 500 mijë paund. Nga aksidenti ato pësuan dëme të mëdha, ndërsa njëra prej tyre u përfshi nga flakët.

Dy persona u dërguan në spital, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos