Përplaset me një autobus, në gjendje të rëndë ish-lojtari i Real Madrid

Nga A2 CNN
12 Prill 2022, 13:51 | Futboll

Është shqetësuese gjendja shëndetësore e ish-mesfushorit të Napoli, Real Madrid dhe Corinthias, Freddy Rincon. Një nga mitet e futbollit kolumbian ishte protagonist i një aksidenti të tmerrshëm, ku mjeti ku ndodhej si pasagjer 55-vjecari u përplas me një autobus.

Futbollisti që me fanellën e Kolumbisë ka marrë pjesë në 3 Botërore, në 1990, 1994 dhe 1998, ka pësuar një ndërhyrje kirurgjikale që ka zgjatur 3 orë, dhe është në gjendje kritike për jetën, ose në rastin më të mirë “me pasoja serioze dhe të përhershme”, sipas burimeve të spitalit të qytetit Cali.

Pamje nga aksidenti

“Gjendja është e rëndë. Nuk na mbetet veçse të lutemi, duhen thënë gjërat siç janë”, deklaroi një mik i tij, Hamilton Ricard, nga të parët që mbërritën në spital.   

Me fanellën e Kolumbisë, Rincon ka marrë pjesë në 3 Botërore, në 1990, 1994 dhe 1998

Sipas hetimeve, mjeti ku ndodhej Rincon kishte kaluar kryqëzimin me semafor të kuq, duke u përplasur me autobusin. Nuk është hera e parë që Rincon është protagonist i një aksidenti, në 2013 një i tillë i shkaktoi thyerje të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos