Përplaset për vdekje këmbësori në aksin Sukth-Manzë

Nga A2 CNN
26 Gusht 2023, 08:08 | Kronikë
Përplaset për vdekje këmbësori në aksin

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Sukth-Manzë.  Një automjet ende i pa identifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor J. M., 59 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Policia po bënë këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe po grumbullon informacion për të bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos