
Policia ka vënë në pranga një 68-vjeçar pas një aksidenti me vdekje që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës.
Njoftohet se specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë Dh. R., 68 vjeç, banues në Tiranë.
Shoferi i vënë në pranga përplasi një këmbësore rreth moshës 30 - 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, e cila për pasojë, humbi jetën. (A2 Televizion)