Përplasja Basha-Berisha, sugjerimi i Patozit për palët në konflikt

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 17:31 | Politikë
Përplasja Basha-Berisha, sugjerimi i Patozit për palët në

Astrit Patozi, ish-koordinator i Bindjes Demokratike, ka një sugjerim për zgjidhjen e konfliktit mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

“Duke llogaritur që oborri i SHQUP-it nuk është më shumë se 500 metra nga zyra e kryetarit të PD, mendoj që të dy palët ndërluftuese duhet t'i drejtohen gjykatës për të zgjidhur konfliktin midis tyre. Ata duhet të kërkojnë udhër-mbrojtjeje nga njëri-tjetri, njësoj si bashkëshkortët, që duan të ndahen, por i frikësohen dhunës së njëanshme”, shkruan Patozi në Facebook.

https://a2news.com/2021/12/13/spektakel-i-shemtuar-i-se-kaluares-basha-sulmon-berishen-nuk-ka-lene-kryetar-dege-pa-rrahur/

“Mendoj se kështu mund të përfitojnë të dy palët, sepse edhe do të demaskohet dhunuesi, por edhe do të vihet në provë drejtësia, se cilin nga dashnorët e zhgënjyer ka marrë përsipër të mbështesë, me ose pa shpërblim”, shton Patozi në rrjetin social. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/13/berisha-ngre-akuza-ndaj-bashes-ka-probleme-me-drejtesine-shqiptare-por-edhe-belge/

A2 CNN Livestream

Latest Videos