Berisha: Banda të armatosura në selinë e PD

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 15:46 | Politikë
Berisha: Banda të armatosura në selinë e PD

Sali Berisha tha se në selinë e Partisë Demokratike, janë vendosur persona të armatosur dhe për këtë arsye ai doli nga selia e PD-së.

“Janë futur banda të armatosura në selinë e PD-së. Ata që e kanë bërë, do të përgjigjen. Demokratët nuk mund të jenë të rrezikuar”, tha ai në dalje nga selia e PD-së.

“E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim kriminal, që dëshmon fytyrën e vërtetë të njeriut që për karrigen e tij, ka marrë peng, deri para dy ditësh, Partinë Demokratike. E garantoj se do të mbahet përgjegjës për çdo akt dhune që do të ushtrojnë banditët e tij këtu në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë. U bëj thirrje demokratëve të distancohen nga këto akte të turpshme që nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e PD-së”.

Vijon... (A2 Televizion)

Ndiqni zhvillimet live në A2 CNN

https://youtu.be/J7EeCzpGBtI

A2 CNN Livestream

Latest Videos