“Banda të armatosura në selinë e PD”, reagon Açka: Armët tona janë fjalët dhe zemrat demokrate

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 16:08 | Politikë
“Banda të armatosura në selinë e PD”, reagon

Deputetja demokrate, Flutura Açka, ka replikuar në distancë në lidhje me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se në selinë e Partisë Demokratike, janë vendosur persona të armatosur dhe për këtë arsye ai doli nga selia e PD-së.

Në një postim në Facebook të shoqëruar edhe me foto nga mbledhja e kryesisë ajo thotë se: “Armët tona janë fjalët dhe zemrat demokrate. Me Inën, Flamurin dhe Orjolën”, shkruan Açka.

Prej më shumë se dy orësh vijon mbledhja e kryesisë e Partisë Demokratike me kryetarin Lulzim Basha dhe po kaq kohë edhe mbështetësit e Sali Berishës, ky i fundit sapo është larguar nga selia e PD-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos