Denoncimi i Këlliçit: Më kanë bastisur zyrën dhe më kanë vjedhur sende personale

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 16:19 | Politikë
Denoncimi i Këlliçit: Më kanë bastisur zyrën dhe

Belind Këlliçi denoncoi para mediave se zyra e tij është bastisur, i janë vjedhur sende personale dhe i është ndërruar brava.

“Pas mbledhjes së komisionit të rithemelimit të Partisë Demokratike, shkuam me të rinjtë në ambientet e FRPD, por zyra ime ishte e bastisur. Përgjegjës bëj direkt Bashën, pasi askush tjetër nuk e ka kurajon ta bëjë këtë”, tha Këlliçi.

“Janë vjedhur sende të mia personale. Të rinjtë janë kërcënuar nga persona të armatosur. E kanë gabim nëse mendojnë se na frikësojnë”, shtoi Këlliçi.

Deputeti demokrat theksoi më tej se “policia nuk vjen sepse mesa duket nuk i jep leje kryeministri”.

“E kam njoftuar dy herë policinë, por nuk kanë ardhur. Do të shkoj tani në komisariat për kallëzim”, tha Belind Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos