Skënderi: Rezultati është bashkim i gabimeve të opozitës, PS maksimalizoi burimet e veta

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 18:41 | Aktualitet
Skënderi: Rezultati është bashkim i gabimeve të

Bledar Skënderi, ish-anëtar i KQZ-së, deklaroi se rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit është bashkim i shumë gabimeve që ka bërë opozita, nga lënia e mandateve tek garimi në dy lista të ndara.

Po ashtu sipas Skënderit, PS maksimalizoi forcat e veta dhe burimet e veta.

“Së pari do të thoja që rezultati është bashkim i shumë gabimeve që ka bërë opozita. Duke nisur që nga braktisja e mandateve, nga mos marrja pjesë në zgjedhje lokale në 2019, zgjedhja e një strategjie të gabuar për të garuar me një listë të vetme, që Kodi Zgjedhor ua jepte mundësinë. Pavarsisht se u shprehën pas faktit që nuk ua lejonte Kodi të garonin në një koalicion por koalicioni parazgjedhor ishte i pritur. Pra nuk bënë të gjitha përpjekjet për të maksimalizuar forcat e veta. Kjo ishte faza e para.

Faza e dytë ishte se PS maksimalizoi gjithë burimet dhe forcat e veta dhe për të marrë një rezultat të qartë dhe të lexueshëm për të gjithë.”, deklaroi Skënderi në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos