
Të paktën 15 të dënuar humbën jetën si pasojë e një përplasjeje të dhunshme mes fraksioneve rivale në një burg të Ekuadorit.
Sipas agjencisë kombëtare të burgjeve, të dënuarit u përballën me thika dhe armë të tjera në burgun e sigurisë së lartë në Latacunga, i vendosur 80 km në jug të kryeqytetit.
Kjo nuk është hera e parë që në Ekuador ndodhin ngjarje të tilla të rënda në burgje. Sipas agjencisë së lajmeve EFA, rreth 400 të burgosur janë vrarë në qendrat e ekzekutimit të vendimeve penale që prej vitit 2020.
Nga sa raportohet, mes viktimave në burgun e Latacungas ishte dhe një drejtues i një klani droge, i arrestuar në muajin maj për pastrim parash. (A2 Televizion)