Përpos parave, çfarë sekuestroi BKH në banesat e partneres dhe ish-bashkëshortes të Ahmetajt

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 21:48 | Aktualitet
Përpos parave, çfarë sekuestroi BKH në banesat e partneres

Në banesat e partneres dhe ish-bashkëshortes së ish-ministrit Arben Ahmetaj veç sasisë së parave cash janë sekuestruar edhe disa dokumente që vlerësohen si të rëndësishme për hetimet që po zhvillohen aktualisht.

Më konkretisht, mësohet se mes dokumenteve të tjera në banesën e partneres së ish-zëvendëskryeministrit janë sekuestruar, një kopje projekt-koncept për vilën në ngarkim të saj në Lalëz. Kopje e projektit teknik për Apartamentin në Kompleksin "V...", Interior Design, porositur nga E.H.

Ndërsa, në banesën e ish-bashkëshortes është sekuestruar një kopje e projektit teknik për vilën e saj në në zonën e Rolling Hills. Një kopje e projekt-idesë për vilën Nr. ... Green Coast (Interior Design, plane funksionale dhe imazhe tredimensional), në lidhje me vilën e A. M. Kopje të dokumentacionit të ndodhur të ndodhur në një folder në kompjuter mbi projektimin koncept-idesë të banesës ekzistuese të A. M. Në zonën e ish-bllokut.

Po ashtu, në banesa janë sekuestruar foto që tregojnë se kur janë punuar projektet në Lalëz dhe Palasë.

Agjentët e Byrosë Kombëtarë të Hetimit kanë kryer kontrolle mbrëmjen e së enjtes në banesën e partneres së ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe në banesën e ish-bashkëshortes së tij.

Në banesën e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm, ndërsa në banesën e bashkëjetueses është gjetur një shumë parash cash. SPAK ndërkohë po kryen veprime hetimore mbi rolin e Arben Ahmetajt për çështjen e inceneratorëve.

Lista e dokumenteve të administruara

1- Kopje e Projektit teknik për Vilën e shtetases A. M., në zonën e Rolling Hills (Vila A00).

2- Kopje Projekt Konceptit në zonën V... (Lalëz) për objektin "Vila ..." në ngarkim të shtetases Erjola Hoxha.

3- Kopje e Projektit teknik për Apartamentin në Kompleksin "V...", Interior Design, porositur nga shtetasja Erjola Hoxha.

4- Kopje e Projekt Idesë për vilën Nr. ... Green Coast (Interior Desigh 1037, plane funksionale dhe imazhe tredimensional), në lidhje me vilën e shtetases A. M.

5- Kopje e dokumentacionit të ndodhur në folderin ne PC  mbi projektimin koncept ide të banesës ekzistuese të shtetases A. M. në zonën e ish-blloku.

6- Foto që tregojnë se kur janë punuar projektet në Lalëz dhe Palasë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/09/bkh-ne-banesen-e-partneres-se-arben-ahmetajt-kontrolle-edhe-ne-shtepine-e-ish-bashkeshortes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos