All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shkencëtarët krijojnë për herë të parë minj me dy baballarë biologjikë

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 18:00 | Aktualitet
Shkencëtarët krijojnë për herë të parë minj
All - Paragraf - 1

Shkencëtarët japonezë kanë krijuar shtatë minj me dy baballarë biologjikë duke përdorur qelizat e lëkurës nga një mi mashkull për të formuar një vezë dhe më pas e fertilizuan.

Kërkuesit shpresojnë se më këtë studim do të çojnë përpara trajtimet për infertilitetin. Por, gjithashtu, ky zbulim u hap rrugën edhe çifteve të së njëjtës gjini që të kenë pasardhës pa ndihmën e një nëne surrogato.

All - Paragraf - 3

“Ky është rasti i parë që ne krijojmë ovocite të shëndetshme të gjitarëve nga qeliza mashkullore,” thotë Katsuhiko Hayashi nga Universiteti i Kyushu-t, i cili drejtoi studimin.

Sipas tij, kjo lloj metode mund të jetë funksionale edhe për njerëzit në dekadat në vijim.

Qëllimi kryesor i studiuesve gjatë këtij kërkimi ishte gjetja e një trajtimi për sindromën Turner. Kjo sindromë prek vetëm gratë dhe ndodh kur ato vuajnë nga mungesa e pjesshme ose e plotë e një kromozomi X në përbërjen e tyre gjenetike.

All - Paragraf - 6

Gratë në përgjithësi kanë dy kromozome X, ndërsa burrat kanë një X dhe një Y. Këto kromozome zhvillohen së pari në mitër dhe përcaktojnë nëse një fetus do t'i nënshtrohet zhvillimit mashkullor apo femëror.

Gratë e lindura me vetëm një kromozom X janë shpesh jopjellore, vuajnë nga puberteti i vonuar, janë të vogla në trup dhe vuajnë nga rreziku në rritje i sëmundjeve në zemër ose në aftësitë e të të mësuarit.

Tashmë, studiuesit japonezë shpresojnë të zhvillojnë një trajtim me qeliza staminale për të rregulluar infertilitetin që lidhet me këtë sindromë.

All - Paragraf - 9

Ata krijuan qeliza burimore duke përdorur minj tetë javësh, duke zgjedhur ata që nuk e kishin një kromozom Y për disa arsye.

Shkencëtarët më pas manipuluan qelizat në një mënyrë të tillë për të kopjuar kromozomin X të mbetur dhe për të krijuar një qelizë me dy gjene X - ajo që zakonisht do të konsiderohej një qelizë femërore.

Hilja më e madhe e kësaj është dyfishimi i kromozomit X”, tha Dr Hayashi.

Ata i kthyen ato qeliza në vezë dhe përdorën material nga minjtë meshkuj për t'i fekonduar ato në laborator. Procesi çoi në lindjen e shtatë minjve të shëndetshëm. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos