Përshëndet ujdinë për të pagjeturit, Vuçiç akuzon Kurtin: Nuk pranoi draft-statutin e asociacionit

Nga A2 CNN
2 Maj 2023, 23:21 | Kosova
Përshëndet ujdinë për të pagjeturit,

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, deklaroi pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se Prishtina nuk po i përmbush detyrimet e saj në lidhje me asociacionin.

“Unë do të thoja se jam shumë i shqetësuar, sepse për çështjen kyçe, çështjen e formimit të Asociacionit, është e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë obligimin e saj. Është e qartë për mua se kemi arritur në një rrugë pa dalje. Në vitin 2015, unë dhe Mustafa nënshkruam parimet dhe tani ata po heqin dorë nga të gjitha parimet, duke thënë se askush nuk mund t'i pranojë ato, sepse kështu e thotë Gjykata Kushtetuese. Ose do të pranohet ajo që është rënë dakord në 2013 dhe 2015, ose është fundi i gjithçkaje. Unë nuk dua të flas në emër të BE-së, ata e kuptuan mjaftueshëm situatën”, tha Vuçiç pas takimit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/02/marreveshje-per-te-zhdukurit-e-luftes-takimi-kurti-vucic-prezantohet-draft-statuti-i-pare-i-asociacionit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos