Përshkallëzojnë tensionet në Veri, sulmohet një tjetër media me gurë nga serbët

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 08:37 | Kosova
Përshkallëzojnë tensionet në Veri, sulmohet një

Në Zveçan, është sulmuar me gurë ekipi i ATV-së, ndërsa ishin duke përcjellë zhvillimet e fundit në këtë komunë.

Në komunikatën e Asociacionit të Gazetarëve bëhet e ditur se sipas medias në fjalë, disa persona të maskuar, e kanë sulmuar me gurë veturën teksa ishte në lëvizje, e për pasojë kanë marrë lëndime të lehta trupore gazetari Fatlum Jashari dhe kameramani Blend Thaçi, si dhe janë thyer xhamat e automjetit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vazhdon të jetë i shqetësuar për ekipet e medieve që po raportojnë nga veriu i vendit, ndaj ato u bëjnë thirrje Policisë së Kosovës, dhe prezencës ndërkombëtare atje të krijojnë kushte më të mira për ta.

Prej disa ditësh tashmë, protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe në Zubin Potok. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe mbi 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe gazetarët.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, ndërsa së fundmi anuluan edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi Prishtina refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/30/pershkallezojne-tensionet-ne-veri-serbet-sulmojne-ekipin-e-a2-cnn-ne-kosove/
https://a2news.com/2023/06/01/rindizen-tensionet-ne-veri-te-kosoves-serbe-me-maska-sulmojne-dy-shqiptare-dergohen-ne-spital/
https://a2news.com/2023/05/31/sulmohet-makina-e-policise-se-kosoves-ne-zvecan/

A2 CNN Livestream

Latest Videos