
Qytetarët e 6 bashkive që kanë aplikuar ditët e fundit, do t'u prodhohen ID kartat të përshpejtuara dhe do të mund t’i tërheqin edhe të shtunën. Lajmin e ka dhënë Ministria e Brendshme, e cila thekson se ka marrë të gjitha masat që qytetarët që kanë aplikuar, të pajisen me kartën e re të vlefshme biometrike.
“Për aplikimet në 6 njësitë lokale ku do të mbahen zgjedhje, kartat ID do të jenë gati deri ditën e shtunë, e mund të tërhiqen pranë zyrave të "Aleat", që do të qëndrojnë të hapura”, njofton ministria.
Sipas Ministrisë së Brendshme, ky proces vlen vetëm për 6 bashki, Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër e Rrogozhinë ku do të zhvillohen zgjedhjet. (A2 Televizion)