Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ: Të zgjatet vlefshmëria e ID të skaduara në bashkitë ku garohet

Nga A2 CNN
3 Mars 2022, 17:15 | Politikë
Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ: Të zgjatet vlefshmëria e ID të

Tre ditë para zgjedhjeve të pjesshme, KQZ ka kërkuar zgjatjen e vlefshmërisë për dokumentet e identifikimit të skaduara të zgjedhësve të cilët do votojnë në gjashtë bashkitë pa kryetar këtë të diel.

Në shkresën drejtuar Ministrisë së Brendshme theksohet se ka një numër jo të vogël të personave të cilët janë me mjete identifikimi të skaduara.

Duke marrë parasysh kohën e shpejtë brenda të cilës u përgatit ky proces zgjedhor, KQZ kërkon mirëkuptimin e ministrisë për të zgjatur vlefshmërinë e mjeteve të identifikimit përtej datës 6 mars.

Një problem i tille u has edhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit të shkuar ku rreth 800 mijë votues rrezikuan të mos votonin për shkak të pavlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos