Gara e 6 marsit, ambasadorët Kim e Soreca takim me komisionerin e zgjedhjeve

Nga A2 CNN
3 Mars 2022, 19:47 | Politikë
Gara e 6 marsit, ambasadorët Kim e Soreca takim me komisionerin e

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe kreu i delegacionit të BE Luigi Soreca zhvilluan një takim me komisionerin e zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në prag të lokaleve të 6 marsit.  

Diplomatët e huaj shprehen mbështetjen për KQZ për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ambasadorja Kim e vuri theksin tek verifikimi i kandidatëve që garojnë në bashkitë pa kryetar dhe kërkoi nga KQZ që të ushtrojë përgjegjësitë e saj në lidhje me këtë çështje.

Diplomatja amerikane gjithashtu vuri në dukje edhe përgjegjësinë e udhëheqësve politikë për pastërtinë e figurës të përfaqësuesve të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos