PD mbyll fushatën në Dibër, Basha: Më 6 mars ktheni bashkinë në shërbimin tuaj

Nga A2 CNN
3 Mars 2022, 17:39 | Politikë
PD mbyll fushatën në Dibër, Basha: Më 6 mars ktheni

Kryedemokrati Basha vijon të paralajmërojë mbi ndikimin në ekonominë shqiptare të luftës në Ukrainë, ndonëse është i bindur se anëtarësimi në NATO mbron vendin nga shtrirja e konfliktit të armatosur në vendin tonë.

“Shqipëria sot është pjesë e NATO-s, ndaj askush nuk ka guximin të na kërcënojë, askush nuk ka guximin të na mësyjë, sinoret tona, kullat tona, shtëpitë tona, fëmijët tanë, krenarinë tonë, qytetet tona, sepse çdo sulm kundër Shqipërisë, është sot sulm kundër NATO-s, është sulm kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 29 vendeve të tjera anëtare”, tha Basha.

Ajo që rrezikohet sipas Bashës, është ekonomia shqiptare, në të cilën kriza po reflektohet përmes rritjes së çmimeve.

“Kjo situatë e krijuar me sulmin e Rusisë mbi Ukrainën do të ndikojë në ekonominë tonë. Siç e shikoni çmimi i karburantit që ka qenë në stratosferë po vazhdon të rritet prandaj siç e keni dëgjuar edhe disa ditë më parë, thirrje ime ndaj kësaj qeverie është të marrë masa të menjëhershme. Të ndalë pagesat korruptive të inceneratorëve që vazhdojnë t’i bëjnë edhe sot e kësaj dite që siç e patë ishte një aferë e pastër korruptive”, u shpreh Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos