Persona të maskuar dhe me hanxhar grabisin portierin e Romës

Nga A2 CNN
10 Mars 2021, 13:02 | Futboll
Persona të maskuar dhe me hanxhar grabisin portierin e Romës

Portieri në pronësi të Romës dhe i huazuar tek Evertoni, Robin Olsen, ka rënë pre e një grabitje të frikshme në Altrincham të Anglisë.

Mediat britanike raportojnë se 31-vjeçari, portieri i parë i kombëtares së Suedisë dhe familja e tij përjetuan momente terrori, kur persona të maskuar dhe me hanxhar në duar u futën në shtëpinë e tyre, duke vjedhur disa bizhuteri, mes të cilave një orë luksoze.

Pak kohë më parë, edhe trajneri i Everton, italiani Carlo Ancelotti, ra pre e një grabitje. Dy persona u futën në banesën e tij duke i marrë kasafortën në Crosby, e cila u gjet më pas e braktisur në një parking. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos