Persona të maskuar grabisin postën në Tiranë, largohen me biçikleta

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 09:57 | Kronikë
Persona të maskuar grabisin postën në Tiranë, largohen me

Filiali i Postës Shqiptare në Babrru të Tiranës është grabitur, mëngjesin e së mërkurës, nga dy persona të maskuar.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ku dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos