Personat me sindromën “Down”, më pak se 3% e tyre janë të përfshirë në tregun e punës

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 16:19 | Sociale
Personat me sindromën “Down”, më pak se 3% e tyre

Të jesh me sindromën “Down” në Shqipëri e ke thuajse të pamundur të gjesh një vend pune. Vetëm 16 nga 643 personat e deklaruar zyrtarisht me këtë sindromë janë sot të punësuar, rezultat i mbështetur në të dhënat e organizatave që kanë në fokus këtë kategori qytetarësh. 

Mospërfshirja në programe të dedikuara mësimore e profesionale rezulton të jetë një ndër arsyet e këtij hendeku.

Ndonëse legjislacioni shqiptar vendos detyrime konkrete për punëdhënësit në sektorin publik dhe atë privat, në drejtim të punësimit të personave që i përkasin kësaj kategorie, detyrimi nuk zbatohet.

Teksa kërkojnë që ligji të shikohet, përfaqësues të organizatave që kanë fokus këto kategori të veçanta theksojnë se punësimi është më shumë se një rrogë, por shërben gjithashtu për integrimin e tyre në shoqëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos