Kërkesat për azil, Shqipëria rekord në rajon, vitin e shkuar u rritën me 19%

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 16:42 | Sociale

Pas një periudhe qetësie si pasojë e bllokimit të kufijve nga pandemia, shifrat e kërkesave të shqiptarëve për azil në shtetet e Bashkimit Europian iu rikthyen trajektores në ngjitje vitin e  shkuar. Më shumë se 11 mijë qytetarë shqiptarë aplikuan për lejeqëndrimi në 27 vendet e unionit, duke shënuar kështu një rritje me 19 për qind krahasuar me 2020-n

Referuar të dhënave të Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian, 77 për qind e azilkërkuesve ishin aplikantë për herë të parë.

https://a2news.com/video/bizneset-rrisin-pagat-por-te-rinjte-zgjedhin-te-emigrojne/

Në krahasim me vendet e Rajonit, Shqipëria shënoi shifra rekord. Maqedonia e Veriut, që është shteti i dytë në listë për kërkesat për azil ka rreth 5 mijë aplikime, apo më pak se gjysma e Shqipërisë. Më pas renditet Serbia me 3,200, Bosnje- Hercegovina me 2500, Kosova me rreth 2,300 dhe Mali i Zi me më pak se 500.

Referuar Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian, shqiptarët ishin popullata e dytë europiane pas moldavëve që patën numrin më të lartë të kërkesave për azil gjatë vitit të shkuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos