Ndihma për luftën, pastori në Pogradec solidarizohet me Ukrainën

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 12:05 | Sociale
Ndihma për luftën, pastori në Pogradec solidarizohet me

Mentor Rama, pastor dhe drejtues i fondacioni humanitar në Pogradec, ka mbledhur deri më tani disa ndihma ushqimore për t’i nisur drejt Ukrainës. 

Ai është shqiptar i Kosovës dhe prej 20 vitesh ndihmon në kauza të ndryshme humanitare. Thotë se e ka ndjekur me shumë shqetësim situatën e rëndë që po kalon populli ukrainas, ndaj është solidarizuar për të ndihmuar sadopak. 

Reagime ka pasur edhe nga biznese dhe qytetarë, por nevoja është e madhe, ndaj pastori fton të gjithë ata të cilët kanë mundësi që të ndihmojnë. 

Ndihmat pritet të nisen në javën e parë të muajit prill, të cilat do të mbërrijnë jo nëpërmjet ambasadës, por drejtpërdrejt me transport në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos