
Të jesh mjek sportiv kërkon një përgjegjësi të madhe që jo çdokush është i zoti ta përballojë! Presione të vazhdueshme, koha e limituar për të rikuperuar lojtarin si dhe thirrjet që dëgjon nga tifozët në çdo anë të stadiumit për të hequr dhe më shumë mendjen.
Pertef Rusi, është një nga mjekët më të njohur që bota e futbollit shqiptar ka njohur. E ardhmja e shumë prej lojtarëve të njohur shqiptar , në momente decisive është varur vetëm nga njohuritë e tij.
Doktor Rusi është i vetmi mjek që dha kontributin e tij për të treja klubet e kryeqytetit, megjithatë kur e pyesin për Tiranën, është një tjetër histori. Edhe pse ishte vetëm …., klubi bardheblu i besoi lojtarët e saj, një ditë që ai dhe sot e kujton me shumë mall.
Edhe pse zemra e tij rrihte bardheblu, ai nuk njihte kundërshtar, por të gjithë i trajtonte njësoj për t’i thënë më vonë lajmin që ai kishte kaq shumë qejf: “Që nga nesër je gati për stërvitje, shko bëhu gati !’’.
Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me lojtarët, lidhja që ai kishte krijuar me ta ishte shumë e fortë. Në sytë e çdo futbollisti, ai shihte shpresë që e nesërmja do të jetë më e mirë. Edhe në momentet më të vështira, ai kurrë nuk e thoshte lajmin e keq, përkundrazi jepte kurajën për të mos u dorëzuar asnjëherë.
Për doktori Rusin, ka një sërë faktorësh që e kanë bërë të mos heqë dorë kurrë nga ky profesion,edhe pse shpesh herë detyrohej të ishte larg familjes.
Shumë prej futbollistëve të njohur shqiptar si Agustin Kola, Ben Minga dhe Sulejman Mema, sot i janë falenderues doktor Rusit që me njohuritë e tij i shpëtoi të ardhmen legjendave të futbollit shqiptar.
Dashurinë për mjekësinë sportive, ai e trashëgoi dhe tek djali i tij, i cili po ashtu e ushtron këtë profesion me aq pasion dhe dashuri.
Sipas doktor Rusit, skuadrave shqiptare sot i mungon një mjek mirëfilltë sportiv, çfarë duhet të jetë minimale për një klub futbolli.
Pertef Rusi ishte mjeku i parë që filloi të punonte në një skuadër futbolli dhe u kthye shpejt në një nga protagonistët më të rëndësishëm për skuadrën. (A2 Televizion)