Përurohet qendra e 300 shëndetësore e rehabilituar, Manastirliu: Qytetarët kanë sot shërbim më të mirë

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 10:15 | Aktualitet
Përurohet qendra e 300 shëndetësore e rehabilituar, Manastirliu:

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, së bashku me kryebashkiakun Veliaj, përuruan qendrën e re shëndetësore në zonën e Kasharit, e cila i jep fund programit për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore.

"Kjo është tashmë një qendër që ofron të gjithë gamën e paketës të kujdesit parësor për komunitetin. Kur themi 300 qendra shëndetësore, themi 300 komunitete që sot marrin shërbime më të mira, në kushte më dinjitoze, mjekët kanë kushte shumë më të mira pune dhe sigurisht që fëmijët tanë kanë sigurinë që trajtohen shumë më mirë dhe me më shumë cilësi", tha Manastirliu.

Duke u ndalur te pandemia e koronavirusit, Manastirliu bëri edhe njëherë thirrje që qytetarët të tregojnë angazhim maksimal për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve.

"Lufta nuk ka mbaruar, virusi nuk shkon me pushime, ndaj kërkohet një angazhim maksimal i të gjithë qytetarëve sepse në fund të ditës kjo luftë kërkon shumë solidaritet dhe sigurisht ne nëpërmjet zinxhirit të solidaritetit do të mund të thyejmë zinxhirin e infektimit që krijon ky virus. Dhe patjetër që kjo bëhet në sajë të bashkëpunimit të qytetarëve dhe strukturave shëndetësore", apeloi Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos